Policia dhe IKMT ndërhyrje tek Resorti i njohur, nxirren me forcë pushuesit dhe punonjësit…

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fadroma e IKMT dhe policia, si dhe forcat genio kanë shkuar mëngjesin e sotëm pranë “Prestige Resort” në Golem duke terrorizuar pushuesit dhe punonjësit.

Policia ka nxjerrë me forcë pushuesit dhe punonjësit në shenjë “hakmarrje” ndaj politikës editoriale të News24, “BalkanWeb” dhe “Panorama”.

Policia ka shkuar në “Prestige Resort” herët në mëngjes pa paralajmërim me forca të shumta dhe kanë detyruar punonjësit të dalin jashtë. Nuk dulihet se çfarë do të ndodhë, teksa situata është tepër e tensionuar.

Në perimetrin jashtë resortit është vendosur dhe një shirit të verdhë dhe nuk lejohet asnjë lëvizje.
Ky është një tjetër aksion pas atij të gushtit, ku IKMT ndërhynë duke prishur pishinat dhe duke shkaktuar tronditje të thellë te pushuesit, por edhe një pamje të shëmtuar për vendin.

Zjarr Tv Ad