‘Policia dhe prokuroria te terhiqen nga dhuna mbi banoret e Unazes se Re’

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së, Endrit Braimllari, i ka kërkuar Policisë dhe Prokurorisë, të tërhiqen nga dhuna mbi banorët e Unazës së Re dhe urdhrat politikë të marrë nga Rama dhe Lleshi.

‘Banorët e Unazës së Re po përballen me një presion të paparë shtetëror.

Edi Rama ka urdhëruar strukturat e tij kriminale të shtypë banorët Unazës së Re për të vënë në zbatim projektin e tij më të madh korruptiv, 20 milione euro një kilometër.

I bëj thirrje, strukturave të përgjegjshme të Policisë së Shtetit dhe prokurorisë të distancohen nga kjo skemë e Edi Ramës e cila dëmton drejtpërdrejt të drejtat themelore të njeriut.

LSI është e angazhuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe dhunën e ushtruar nga segmente të caktuara të Policisë së Shtetit.

Tani është momenti që çdo qytetar të dalë në mbrojtje të banorëve të Unazës së Re sepse sot Edi Rama po dhunon ata nesër do dhunojnë pronën e gjithë shqiptarëve.’-shkruan Braimllari

 

Zjarr Tv Ad