Policia dhe ushtria është angazhuar sot për të siguruar radhën dhe distancën e personave në supermarkete apo edhe në faramci.
Kryeministri Edi Rama i lutet qytetarëve që të mbajnë radhën, për të mos u rrezikuar.
“Policia dhe ushtria janë angazhuar sot në sigurimin e radhëve e të distancave në hyrje e brenda pikave të shërbimeve ushqimore dhe farmaceutike!
Ju përgjërohem të gjithëve të mbajnë radhën si njerëz të rrezikuar nga bombat e padukshme që sjellin vdekje, vuajtje, zgjatje të pafundme të kësaj lufte”, shkruan Rama në Facebook.
Rama ka postuar edhe disa foto si e lufton bota armikun.
“Bashkëngjitur shembuj se si e lufton bota armikun kur shkon për të blerë ushqime e ilaçe, madje edhe para dyqanit në armëve apo në shtëpinë e zotit rrinë në radhë e në distancë!”