Policia dhunoi djalin e ish-deputetit Baçi

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në protestën e organizuar sot nga opozita e bashkuar, Partia Demokratike pretendon se policia në shenjë hakmarreje ka ndaluar kryetarin e PD-së në Fier, Luan Baçi dhe ka dhunuar djalin e tij.

“Edi Rama hakmerret ndaj Fierit. I dhunon djalin dhe ndalon Kryetarin e PD Fier, ish deputetin Luan Baci”, shprehet PD.

Partia Demokratike publikon edhe videon e momentit ku djali i ish-deputetit Baçi, pretendohet  të jetë dhunuar nga policia.Ndërkohë, ish-deputeti Luan Baçi  nuk kursen as paralajmërimin për policinë.

“Si e qëlloni nuk ju vjen zor. Ai është fëmijë. Nuk ju vjen zor juve kështu do e bëni shtetin”, dëgjohet një qytetar, i cili ndodhet pranë ish-deputetit Baçi dhe djalit të tij në momentin që policia i ndalon.

 

Zjarr Tv Ad