Policia e FNSH “blindojnë” Shkozën, IKMT në aksion për prishjen e ndërtesave, priten përplasje të forta

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijon prej ditës së djeshme aksioni për prishjen e banesave në Shkozë, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Forca të shumta policie, mbështetur dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë mbërritur në Shkozë, që në orët e para të mëngjesit, dhe kanë rrethuar disa prej banesave që pritet të prishen nga IKMT.

Këto të fundit ndodhen prej mëngjesit në Shkozë, për të shmangur ndonjë përplasje të banorëve me punonjësit e IKMT. Aksioni i IKMT është kundërshtuar me forcë nga banorët, të cilët nuk lejojnë prishjen e ndërtesave të tyre.

Ndërkohë, Partie Demokratike njofton se te vendi i ngjarjes ka ardhur edhe ish-deputeti Aldo Bumçi, që pritet t’iu vijë në ndihmë banorëve. Ashtu si një ditë më parë, edhe sot priten përplasje të forta mes banorëve dhe forcave të policisë.

Zjarr Tv Ad