Policia e Hong Kongut sulmon protestuesit me gaz lotsjellës

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Hong Kongut ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit në distriktin tregtar të dielën, pasi protestuesit u mblodhën para konsullatës amerikane, ku kërkuan ndihmë nga presidenti Trump për kthimin e demokracisë në qytetin e kontrolluar nga Kina.

Policia i zhvendosi protestuesit nga distrikti qendror i biznesit, ndërsa më vonë shkuan në pjesën Wan Chai, ku javëve të kaluara ka pasur përleshje mes policisë dhe protestuesve në tre muajt e kaluar të protestave.

Aktivistët vendosën barrikada, thyen xhama, ndezën zjarre në rrugë dhe i dëmtuan disa objekte të tjera në pjesën qendrore të qytetit.

“Nuk mund të largohemi, sepse policia është gjithandej. Ata kanë hedhur gaz lotsjellës në stacionin e metros”, tha Oskari, protestues 20 vjeç, transmeton Express

Muajin e kaluar, presidenti amerikan tha se Kina duhet ta zgjidhë problemin e Hong Kongut në mënyrë humane para se të arrijë marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Pas largimit nga kontrolli britanik, Hong Kongu u kthye nën qeverisjen e Kinës sipas sistemit “një shtet, dy sisteme”, i cili ia garanton qytetit një nivel të caktuar të autonomisë. Sidoqoftë, shumë banorë frikësohen se Kina ka filluar ta cenojë këtë autonomi, shkruan “Reuters”

Zjarr Tv Ad