Policia e kryeqytetit shpall në kërkim autorët pasi qëlluan me armë në ajër pas një konflikti

0
775
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të cilët kanë qëlluar mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në ajër në rrugën “Kajo Karafili”,  si dhe po punon për kapjen e tyre. Sipas tyre, rreth orës 20:50, ka ardhur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, se në rrugën “Kajo Karafili”, dyshohet se ka të shtëna me armë zjarri.
Pas njoftimit janë nisur shërbimet e policisë, ku nga kontrolli i territorit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54. Nga verifikimet e kryera është mësuar se A. N., 47 vjeç, banues në Tiranë së bashku me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar, kanë patur një konflikt të çastit me shtetasin P. Ll., ku A. N., e ka kanosur dhe shtetasi i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Materialet procedurale i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në gjendje të lirë në ngarkim të A. N., për veprën penale “Kanosja” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Zjarr Tv Ad