Policia e Londrës ndalon protestat për klimën

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia britanike i ka ndaluar protestat e grupit “Extinction Rebellion” në secilën pjesë të kryeqytetit. Policët i larguan pa paralajmërim të gjithë protestuesit që ndodheshin në kampin e ngritur në sheshin “Trafalgar”.

Policia metropolitan e Londrës e lëshoi një urdhër të hënën në mbrëmje, në të cilin thuhej se të gjitha tubimet që lidhen me lëvizjen “Exctinction Rebellion” duhet të ndërpriten në territorin e Londrës deri në orën 21.

Menjëherë pas publikimit të urdhrit policor, forcat e rendit shkuan në shesh dhe kërkuan nga protestuesit që t’i largojnë tendat e tyre. Megjithatë, shumica, e aktivistëve ishin vendosur në jug të lumit dhe vetëm disa tenda kishin mbetur në sheshin ku shkoi policia.

Ndryshe, më shumë se 1400 njerëz janë arrestuar për tetë ditë gjatë protestave të këtij grupi kundër ndryshimeve klimatike. Policia ka paralajmëruar se do t’i arrestojë të gjithë ata që nuk u binden urdhrave të autoriteteve.

Deri të hënën në mbrëmje, sheshi “Trafalgar” kishte qenë hapësira e vetme që vlerësohej si vend legjitim nga policia për të protestuar. Forcat e sigurisë u kishin thënë protestuesve që të shkojnë në këtë shesh, nëse duan të protestojnë, shkruan “The Guardian”

 

Zjarr Tv Ad