Policia e Shtetit kalon në gatishmëri nga sot, 7,530 efektivë për zgjedhjet, në terren do ketë dhe civilë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit kalon nga pasditja e sotme, 12 Maj, në gatishmëri të përforcuar për mbarëvajtjen dhe sigurinë e procesit zgjedhor të 14 Majit. Janë rreth 7,530 efektivë që janë trajnuar dhe do të angazhohen në procesin zgjedhor, duke përfshirë dhe civilët.

“Janë kryer përllogaritjet e numrit të punonjësve të Policisë dhe nevojave të tyre për pajisje, automjete dhe shërbime të tjera logjistike, që do të angazhohen për sigurimin e 5211 qendrave të votimit, 92 KZAZ-ve dhe 92 VNV-ve. Në zbatim të kërkesave të Kodit Zgjedhor, brenda afatit të përcaktuar, më datë 03.05.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgoi në KQZ:

Listën me 5511 punonjës policie që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të ndërhyjnë në rast se kërkohet nga komisionet zgjedhore apo nga KQZ-ja;

Listën me 305 automjete civile, që do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë procesit zgjedhor.
Janë prodhuar nga Policia e Shtetit, 6000 kopjeve të librit të xhepit, për detyrat funksionale të punonjësve të Policisë, gjatë procesit zgjedhor, kopje të cilat janë shpërndarë në të gjitha strukturat e Policisë.

Janë përgatitur dhe miratuar urdhri i përbashkët i Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, si dhe urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për marrjen në ruajtje të 57 objekteve të rëndësishme, të cilat do të sigurohen nga 192 punonjës policie nga forcat “Komando”, njoftoi Rebani Jaupaj, drejtor për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit.

Zjarr Tv Ad