Policia e Shtetit NJOFTON konferencë për shtyp: Nesër zbulojmë DETAJE nga megaoperacioni i Beratit

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit do të dalë nesër me një deklaratë urgjente për shtyp. Fillimisht zyra e shtypit ka njoftuar se në orën 17.00 do të japin një njoftim të rëndësishëm për megaoperacionin e Beratit. Por më pas u vendos që konferenca të anulohej deri nesër. Policia Kriminale do të dalë nesër në një njoftim për shtyp paradite në orë 10.00, për të dhënë detaje lidhur me aksionin.

“Në orën 17:00, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale do të japë një deklaratë për shtyp. Përshëndetje kolegë. Ju lutem konferenca e planifikuar për në orën 17.00, do anullohet dhe do zhvillohet neser në orën 10.00 paradite. Ju faleminderit për mirëkuptimin. Konferenca është për megaoperacionin e beratit por do zhvillohet neser në orën 10.00,”-është bërë me dije nga Policia e Shtetit.

Sot është bërë me dije se të paktën 100 persona kanë përfunduar në pranga, mes tyre 80 gra si rezultat i një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Berat. Në njësinë administative në Kutalli ishte ngritur një fermë kanabisi. Kaq janë informacionet e mbledhura nga mediat, ndërsa Policia do të reagojë nesër për të dhënë më shumë detaje.

Zjarr Tv Ad