Policia e Tiranës ka ndërmarrë një seri operacionesh gjatë 72 orëve të fundit

0
816
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një seri operacionesh gjatë 72 orëve të fundit, në të cilat janë angazhuar Sektori i Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkimit, Sektori i Krimit Ekonomik, Sektori i Krimeve ndaj Jetës, Shërbimet e Komisariateve të Policisë dhe Skuadra Shqiponjat.

Në zbatim të planit të masave janë kryer 63 kontrolle banesash,10 kontrolle lokalesh,  44 kontrolle mjetesh dhe 67 verifikime personash.Si rezultat i këtyre operacioneve  janë kapur 9 shtetas, të dënuar për vepra të ndryshme penale brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë.

Policia e Tiranës deklaron se do të vijojë punën me intensitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në territorin që mbulon.

Lista e personave të arrestuar

-E. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim policor më datë 06.12.2016, nga Komisariati i Policisë Nr 2 Tiranë, për veprën penale “Kanosja”, parashikuar nga Neni 84 i Kodit Penal.

-E. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 04.06.2015,  ku ka dërguar urdhërin e datës .04.06.2015, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.

-K. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 07.11.2016,  ka dërguar urdhërin e datës 25.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka dënuar me 2 muaj burg burg, për vepren penale ”Drejtim automjeti në mënyre të parregullt”, parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

-E. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 16.11.2016,  ka dërguar urdhërin e datës 04.11.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

-F. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 25.03.2016, ka dërguar urdhërin e datës 11.03.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga Neni 137/1 i Kodit Penal.

-L. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 23.02.2016, ka dërguar urdhërin e datës 10.03.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Nenet 248 e 259 të Kodit Penal.

-P. M., 24 vjeç, banues në Vlorë. i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Neni 143/1 i Kodit Penal.

-N. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 15.05.2015,  ku ka dërguar urdhërin e datës 14.05.2015, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga Neni 85 i Kodit Penal.

-M. O., 33 vjeç, banues në Tiranë, shtetas Maqedonas, pasi Gjykata e Tetovës, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Falcifikimi i dokumenteve”

Zjarr Tv Ad