Policia e shtetit ka nisur monitorimin e rrugeve me drone te pajisur me kamera qe filmojne parakalimet dhe manovrat e gabuara ne akset kombetare. Lajmi konfirmohet nga nje video e hedhur ne faqen e policise se shtetit dhe Ministrise se Brendshme.
Droni i policise se shtetit dokumenton me pamje shkeljen rrugore dhe te dhenat e mjeti qe kryen kundravajtjen i dergohen patrullave ne terren qe bejne ndalimin e makines dhe vendosin me pas masat ndaj shofereve kundravajtes.
Postimi i policise: Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!
Policia Rrugore evidenton me dron parakalimet e gabuara.
Tani ka “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.
Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRONDrejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e “çarmatosi”
Edhe shkeljet e tjera:
1. Respektimi i përparësisë në rrethrrotullime;
2. Distanca e sigurisë mes mjeteve etj.
Vendet ku monitorohet me dron?
Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.
Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit.
Për çdo shkelje telefono në numrin falas 112, 24/7
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/398192654041286/