Policia franceze arreston dhjetëra protestues në Paris

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka arrestuar dhjetëra protestues të shtunën të cilët kanë tentuar të mbajnë protesta të paautorizuara në Paris.

Qeveria e Francës ka vendosur një numër të madh të policëve për shkak të frikës se “Xhaketat e Verdha” si vazhdimësi e protestave kundër ndryshimeve klimatike dhe reformave pensionale do të mund të shkaktonin trazira.

Policia ka arrestuar 90 persona dhe ka shpërndarë protestuesit të cilët kishin filluar të grumbullohen.

Protestuesit e njohur si “Xhaketat e Verdha”, kanë mbajtur 45 protesta me radhë cdo fundjavë, derisa shumë prej tyre përfunduan me dhunë.

Kjo lëvizje nisi vitin e kaluar, pas pakënaqësisë për rritjen e taksës së naftës duke vazhduar pastaj në kundërshtim të qeverisjes së Macronit.

Zjarr Tv Ad