Policia fsheh “krimet”, publikon vetëm “arritjet”

0
36

Policia e Tiranës sërish vazhdon me fshehjen e ngjarjeve që ndodhin çdo ditë në vendin tonë.

Pas urdhrit të ministrit Sandër Lleshaj, policia publikon vetëm arrestimet dhe jo krimet që ndodhin në kryeqytet dhe në të gjithë Shqipërinë.

Duke qenë se ngjarjet janë të shumta, Lleshaj vendos t’i fshejë krimet me qëllim që të mos krijojë panik tek opinion publik.

Sot Policia e Tiranës ka vendosur të bëjë publike disa arrestime për vepra penale kryesisht të dhunës në familje.

– Sh. P., 27 vjeç, për veprën penale ‘Përndjekja’. Ky shtetas në rrugën ‘Dritan Hoxha’ ka përndjekur ish-të dashurën.

– B. N., 21 vjeç, për veprën penale ‘Vjedhja’. Ky shtetas në rrugën ‘Vangjel Noti’ ka vjedhur një sasi lekësh në një mjet.

– M. J., 44 vjeç, për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak’. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe dy armë zjarri ‘pistoleta’.

– D. A., 38 vjeç, për veprën penale: ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak’. Në rrugën ‘Ramazan Gaxherri’ është ndaluar mjeti të cilin ky shtetas e drejtonte. Gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri ‘pistoletë’.

– F. K., 44 vjeç, për veprën penale ‘Përndjekja’. Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten.

– E. H., 32 vjeç dhe E. P., 32 vjeç, për veprën penale ‘Vjedhja e kryer në bashkëpunim’. Këta shtetas në Vorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e një shtetasi. Nga veprimet e kryera dyshohet se janë autorë edhe të katër vjedhjeve të tjera të banesave në Vorë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.