Policia gjen 350 mijë euro në një lavatriçe

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia holandeze ka gjetur 350 mijë euro kesh brenda një lavatriçeje në një shtëpi në Oeverpad në Amsterdam. Ndërsa në pranga është vendosur një 24-vjeçar me akuzën e pastrimit të parave.

Policia kontrolloi banesën, ku sipas administratës komunale nuk jetonte askush.

Por gjatë kontrollit të pronës, agjentët gjetën shumën e madhe të parave të fshehura në makinën larëse.

Gjithashtu  u konfiskuan disa telefona celularë, një makinë për numërimin e parave dhe një armë zjarri.

Policia gjeti në banesë edhe një 24-vjeçar, që u arrestua me dyshimin e pastrimit të parave.

Zjarr Tv Ad