Policia gjermane: Autori i sulmit me sëpatë, shqiptar nga Kosova

0
883
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autori i sulmit që qëlloi me sëpatë nëntë persona në stacionin kryesor të trenit në qytetin gjerman të Dyseldorfit të enjten në mbrëmje vuante nga probleme psikologjike, ka konfirmuar policia.

I dyshuari është një 36 vjeçar nga Kosova, i cili jeton në qytetin perëndimor gjerman të Wuppertal, i cili pasi plagosi 9 persona, pesë prej të cilëve në gjendje më të rëndë, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u hodh nga një urë aty pranë,duke u vetëplagosur.

Ai është arrestuar dhe ndodhet në spital ndersa Policia tha se beson se ai ka vepruar i vetëm. Për fat të mirë, asnjë prej të plagosur nuk janë në rrezik për jetën dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Një zëdhënës i policisë tha ne policia nuk e konsideron sulmin si akt terrorist, por si një “tërbim”.

Si pasoje e sulmit ne stacionin e trenit, mbeten te plagosur shtate persona.

Zjarr Tv Ad