Policia gjermane konfiskon “piktura të Hitlerit”

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tri piktura me bojëra uji që i atribuohen ish-udhëheqësit të nazistëve Adolf Hitler janë konfiskuar nga policia gjermane.Punimet u morën në shtëpinë e ankandit të Kloss në Berlin, pasi kishte dyshime se janë të falsifikuara, thotë policia.Veprat e veçanta përshkruajnë një skenë malore, një lumë dhe një njeri të ulur nën një pemë.Ato u krijuan në fillim të shekullit të 20-të, ku Hitleri punoi si piktor në Mynih.Ai ka pasur synime për t’u bërë artist para se të përfshihej në politikë, ndërsa më pas drejtoi Partinë Naziste ku edhe organizoi vrasjen e 6 milionë hebrenjve gjatë Holokaustit.

 

Zjarr Tv Ad