Policia godet Bashkinë e Tiranës, DREJTORI shiste një varr për 2 milionë lekë, Eljodor Ndini i zhytur në korrupsion me tre vartësit (Zbardhet skema)

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eljodor Ndini, Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në Bashkinë e Tiranës, është arrestuar sot nga Policia e kryeqytetit pas një hetimi disa mujor me Prokurorinë. Ndini dhe tre vartësit e tij, shisnin varret në Tufinë për 2 milionë lekë të vjetra, shkruan newsbomb.al.

Katër punonjës të Bashjkisë së Tiranës, vetë drejtori Eljodor Ndini dhe tre vartësit e tij – punonjës të Shërbimit Funeral, janë prangosur për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Një skemë e mirëfilltë korruptive që është zbardhur nga organi i akuzës së kryeqytetit.

Në kuadër të operacionin policor të koduar “Tufina”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • Eljodor Ndini, 32 vjeç,me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;
  • Xhemal Mena, 61 vjeç,me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
  • Latif Shehu, 63 vjeç,me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
  • Gazment Daja, 49 vjeç,me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Nga hetimet e kryera në funksion të procedimit penal nr 4811/2022 ka rezultuar e provuar në disa raste se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit në shuma monetare që variojnë nga 30.000 deri 50.000 lekë të reja, bënin të mundur pronotimin e varreve për shtetas të ndryshëm.

Pra, edhe për të vdekurit Bashkia e Tiranës merr para, drejtorët e saj prenotonin varre betoni për personat që ndërronin jetë kundrejt shumave deri në 2 milionë lekë. Newsbomb.al mëson se në këtë skemë janë përfshirë dhe disa sekserë e inxhinierë.

Nga këqyrja e aparateve celulare të këtyre shtetasve dyshohet se nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të sektorëve të tjerë, mundësonin edhe nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të rinj; nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë.

Zjarr Tv Ad