Policia greke vë në pranga shqiptarin, theri me thikë afganin

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në qytetin e Athinës është vënë në pranga një shqiptarë, pasi autori i krimit theri  me thikë shtetasin afgan. Ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqytetit grek mbrëmjen e 22 Dhjetorit.

Sipas mediave greke, shqiptari qëlloi 3 herë me thikë shtetasin afgan në mes të rrugës në lagjen “Omonia”. Identiteti i autorit  nuk është bërë ende i ditur.

Raportohet gjithashtu se, në momentin e krimit bashkë me të, ka qenë edhe një person i dytë, i dyshuar shqiptar. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, ndërkohë, policia e Athinës është duke vazhduar hetimet.

 

Zjarr Tv Ad