Policia hap dyert për studentët, Lleshaj: Rruga për modernizim

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përshëndetur ligjin e miratuar në Kuvend për Policinë e Shtetit.

Me anë të një status në twitter, Lleshaj thotë se me këtë ligj hapet rruga drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj.

Po ashtu Lleshaj thotë se “Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë”.

“Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë”, shkruan Lleshaj në Twittër shoqëruar me hashtagun #EkspertëTëRinjNëPolici.

Zjarr Tv Ad