Policia holandeze e konfirmon, trupi i gjetur i përket Festim Latos

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Policia holandeze kla dalë me një konfirmim zyrtar lidhur me trupin e gjetur të pajetë përpara disa ditësh për të cilin u lajmërua se ishte I Festim Latos, Presidentit të vetëshpallur të Republikës së Çamësrisë..

Holanda ka konfirmuar se trupi i përket 43-vjeçarit Festim Latos

Fax News ka arritur të marrë 3 ditë më parë një deklaratë nga autoritetet hollandeze lidhur me personon e vdekur, i cili dyshohet se është ekzekutuar në provincën e Utrehtit.

Nga përshkrimet e bërë, policia shprehet se viktima është gjetur pasditen e të premtes së kaluar nga një kalimtar i rastit në kanalin Amsterdam-Rhein pranë një fshati në provincën e Utrehtit dhe i përket një 43-vjeçari shqiptar emrin e të cilit nuk e bënë të ditur.

Sipas Policisë personi në fjalë ka munguar për një periudhë kohore në kontaktet me të afërmit dhe të njohurit e tij.

“Të premten pasdite, më 19 korrik, mbetjet e një personi u gjetën në kanalin Amsterdam-Rhein pranë një fshati në provincën e Utrehtit. Filloi një hetim penal dhe çoi në një 43 vjeçar nga Shqipëria. Rreth orës 17:00 një kalimtar pa diçka që lundronte në ujë. Hulumtuesit mjeko-ligjorë filluan një hetim. Rezultatet treguan se mbetjet i përkasin një 43-vjeçari nga Shqipëria. Ky person ka munguar për disa kohë. Policia po vazhdon hetimet. Dëshmitarëve u kërkohet të ndajnë informacionin e tyre me ekipin hetues: +31 793459800”, ishte përgjigja e Policisë holandeze dhënë për Fax News.

Kujtojmë se rreth një javë më parë më parë nëpër mediat shqiptare u përhap lajmi se ky atentat ishte bërë ndaj presidentit të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë, Festim Latos kjo bazuar në një deklaratë të kryeministrit të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë, Ali Aliu i cili tha se Lato ishte ekzekutuar në Holandë dhe vrasja e tij kishte prpavijë politike.

Ndërkohë mësohet se ceremonia mortore e nderimeve për Laton do të bëhen në Teatrin Petro Marko në Vlorë.

 

Zjarr Tv Ad