Policia i bën shenjë për të ndaluar 41 vjeçarit me ‘Range Rover’, ai shton gazin dhe u rrezikon jetën, Blutë e Shkodrës i vihen në ndjekje dhe e prangosin

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 41 vjeçar që qarkullonte me armë zjarri është arrestuar nga Policia në Shkodër. Këtij shtetasi i është bërë me shenjë nga patrulla që të ndalonte, por ai nuk është bindur dhe ka shtuar gazin duke rrezikuar jetën e efektivëve.

Menjëherë shërbimet i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar. Nga kontrolli në makinën e tij tip “Range Rover” është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, të cilën shtetasi me inicialet R.D e mbante pa leje.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informaconet e marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D., 41 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin “Range Rover”,  kur ka parë punonjësit e Policisë që i kanë bërë shenjë për të ndaluar, nuk i është bindur urdhrit të tyre, por ka tentuar të largohet me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë bllokuar mjetin në qendër të Parrucës, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, si dhe kanë prangosur 41-vjeçarin.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në mjetin tip “Range Rover”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, të cilën e mbante pa leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Zjarr Tv Ad