Policia i sulmoi me gaz lotsjellës, protestuesit e helmuar në spital

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me dhjetra protestues të opozitës janë përcjellë në orët e fundit drejt Ugjencës së Tiranës për të marrë ndihmën e parë pas helmimit me gaz lotsjellës që iu bë nga forcat e rendit.Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Partia Demokratike, gjendja e tyre është e rënduar me probleme të theksuara në frymëmarrje. Gjatë protestës te Parlamenti, Policia sulmoi me gazlotsjellës qytetarët, ashtu sikundër ka vepruar edhe në protestat e mëhershme të opozitës. Për të takuar qytetarët e intoksikuar në spital kanë shkuar drejtues të Partisë Demokratike, të cilët kanë monitoruar nga afër gjendjen e tyre shëndetësore.

Zjarr Tv Ad