Policia kontrolle në Selenicë 1 ditë pas vrasjes, kapet i riu me armë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një dite pas vrasjes së një 47-vjeçari në Selenicë, policia ka ushtruar kontrolle në këtë zonë për të rënë në gjurmët e autorit, por ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare nga policia thanë se gjatë kontrolleve dhe krehjes së zonës duke përdorur dhe qenin e gjurmës u kap në flagrancë 27-vjeçari me inicialet S.R., 27 vjeç, banues në fshatin Vajzë të Selenicës.

Mësohet se 27-vjeçari u kap afër malit të Beunit, të fshatit Matogjin, ndërsa mbante me vete një armë zjarri automatik me municion luftarak.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë në shtetin grek. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Mbrëmjen e djeshme Nikola Ikonomi u gjet shumë pranë banesës së tij i plagosur me 3 plumba, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital.

Zjarr Tv Ad