Policia mësyn në banesën e djalit të deputetit shqiptar për ‘bosin turk të kriptomonedhave’, si doli në dritë emri i tij pas marrjes në pyetje të…

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka mësyrë në banesën e djalit të një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë në tetor të vitit të kaluar, lidhur me dyshimet se mund të kishte dijeni apo të gjenin vendndodhjen e shtetasit turk të shumëkërkuar, bosit të kriptovalutave, Faruk Fatih Ozer.

Në dokumentet sekrete të publikuara nga hakerat, nga email-et që i janë dërguar ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mësohet se kërkesa është bërë nga Prokuroria dhe gjykata ka dhënë urdhër për kontroll në banesat e 15 shtetasve, mes tyre dhe në shtëpinë e djalit të deputetit, shtetasit Andi Duka.

Emri i Andi Dukës ka dalë në këtë histori, sipas email-it sekret drejtuar Gledis Nanos, pas marrjes në pyetje të shtetasin A.C, i cili është personi që më datë 20.04.2021 ka pritur në Rinas shtetasin turk dhe më pas është larguar me të me automjetin tip BMë e bardhë në pronësi të shtetasit Edevaldo Haxhiu.

Ka qenë A.C, që ka sqaruar se ka njohje edhe me shtetasin Andi Duka, i cili është djali i dajës së Edevaldos.

Pas kërkesës së prokurorit me vendim Nr.1092 datë 20.10.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë lëshoi vendimin për kryerjen e kontrollit të banesave dhe vendeve për 15 persona.

Email- me këto të dhëna zbuluar nga hakerat, i është dërguar Gledis Nanos nga Tonin Vocaj i cili mbante postin e Drejtorit të Policisë Kriminale.

PANORAMA.AL

Zjarr Tv Ad