Policia monitoron rrugët me makina inteligjente dhe radarët automatikë, mjetet “fluturojnë” me 218km/h, pezullohen 95 patenta dhe gjobiten qindra shoferë

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Rrugore vijon monitorimin në akset rrugore në të gjithë vendin me makina inteligjente dhe radarë automatikë, ku në Rrugën e Kombit janë konstatuar shpejtësi deri në 218km/h.

Ndërsa në aksin Milot-Rubik e anasjelltas, në orët e mbrëmjes janë konstatuar shpejtësi nga 118 km/h deri në 164 km/h, në një aks pa ndriçim, në të cilin po kryhen punime nga enti pronar i rrugëve.

Si rezultat i skanimit të automjeteve me makinën inteligjente dhe radarët automatikë, në Rrugën e Kombit dhe në aksin Milot-Rubik-Milot:

٠janë pezulluar 78 leje drejtimi të drejtuesve të automjeteve që qarkullonin me shpejtësi nga 142 km/h deri në 218 km/h në Rrugën e Kombit, ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h; janë pezulluar 17 leje drejtimi të drejtuesve të automjeteve që qarkullonin me shpejtësi nga 118 km/h deri në 164 km/h në aksin Milot-Rubik, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h;

٠janë evidentuar 369 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, të cilët u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 4000 deri në 10.000 lekë të rinj

Zjarr Tv Ad