Policia ndalon në Tiranë të riun nga Kosova me celular në timon, pas verifikimet rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar! Ja akuzat që rëndojnë ndaj tij

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 33-vjeçar me iniciale A.F. është ndaluar nga policia e Tiranës pasi është konstatuar duke përdorur celularin në timon.

 Sipas policisë gjatë verifikimit ka rezultuar se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe grup kriminal për pastrim parash.

Ai është arrestuar përkohësisht nga uniformat blu dhe pritet t’i dorëzohet autoriteteve kosovare.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Tiranës/Vijojnë kontrollet e dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Gjatë kontrolleve parandaluese është vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë ndaluar në rrugën “Kastriotët”, automjetin me drejtues shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili po përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi, kryer në bashkepunim dhe “Pjesemarrja në grup kriminal me qëllim mashtrimin e pastrimin e parave”.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i përkohshëm i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. F.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve parandaluese janë goditur edhe 3 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie, nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, në vende të ndryshme, automjetet me drejtues shtetasit K. G. dhe L. H., dhe E. G., të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma parash.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Zjarr Tv Ad