Kanë protestuar në respket të dekretit të Presidentit që kishte anulluar zgjedhjet e 30 qershorit por junta policore e Ramës e drejtuar nga Ushtaraku Lleshi nuk di të ndalet.
Gjatë ditës së sotme terrori policor ka pushtuar Dibrën dhe janë vënë në pranga dejtues lokalë të opoziëts.
Policia ka arrestuar ditën e sotme nënkryetarin e PD në Dibër, Ilir Hysa. Arrestimi i tij vjen pas përplasjeve të forta në KZAZ-në numër 19 në Dibër disa ditë më parë.
Gjithashtu, policia ka ndaluar dhe kryetarin e grupit të seksionit Tomin në Dibër, Gafur Gazidede.
Ndërkohë, pak ditë më parë në pranga ra dhe nënkryetari tjetër i PD në Dibër, 30-vjeçari Korab Muça, i cili u ndalua në doganën e Blladës. Dy nënkryetarët ishin në kërkim, ndërsa PD e Dibrës ka gjithsej tre nënkryetarë.
Nënkryetarët e PD bashkë me protestues të shumtë po protestonin kundër zhvillimit të zgjedhjeve dhe në respekt te ligjit dhe kushtetutës.