Prej mëngjesit të sotëm makinat e Policisë së shtetit kanë rrethuar selinë e Partisë Demokratike, në mënyrë që të shmangin ndonjë incident që mund të vijë pas Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur nga Sali Berisha.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka ironizuar Lulzim Bashën, të cilin e quan kryetar të FNSH-së dhe jo të PD-së. Gjithashtu ai i bën thirrje kryeministrit Rama që ta përdorë policinë për të kapur trafikantët dhe jo për të mbrojtur godinën e PD-së.
“Ramoviç shko derezi e kap trafikantet se u merove duke ruajtur me dhjetra furgone e police godinen e PD. Po ky kryetari PD qenka kryetari i FNSH jo i PD. Ruajna zot, ju iku mendja Ramoviçit dhe Kryetarit te FNSH po ruajne godinen e partise nga anetaret e partise vet. Ata qe mbyten me gaz, me shkopa gome, dhe me autobote uji opoziten po shkojne tu mbrojne godinen. Cfare gajasje. P.S. Se mos harroni Fotot”, shkruan Petrit Vasili.