Policia pritet të mbërrijë në banesë për arrestimin e Llallës, bashkëshortja largohet me makinën luksoze…

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme e Apelit, dha sot një nga vendimet më të rëndësishme që prej krijimit të saj, dënimin me burg të zyrtarit të parë të lartë në Shqipëri, Adriatik Llalla, me dy vite heqje lirie, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Teksa u kthye nga Gjermania për përballjen e tij me drejtësinë, Adriatik Llalla është zhdukur këtë të mërkurë, në ditën kur policia duhet të ekzekutojë vendimin për arrestimin e tij.  Fax News ka qenë sot në afërsi të banesës së Llallës, ku është parë të dalë prej andej vetëm bashkëshortja e tij, ndërkohë që vendndodhja e ish-prokurorit nuk dihet ende.

Avokati i tij Sokol Hazizaj, një javë më parë tha se Llalla ndodhej në regjim spitalor, për shkak të një sëmundje të rëndë nga e cila vuan, mirëpo në fundin e seancës së sotme ku u dha dënimi, ai tha se nuk kishte dijeni mbi vendndodhjen e Llallës.

Nuk përjashtohet mundësia që Llalla të jetë larguar jashtë vendit, me frikën e një dënimi me burg ndaj tij, duke qenë se pesioni edhe ndërkombëtar për këtë vendim ka qenë shumë i madh. Të gjitha seancat ndaj Llallës qoftë në GJKKO dhe qoftë në apelin e posaçëm, janë ndjekur nga afër nga përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë, ndërsa ish-kryeprokurori është cilësuar peshk i madh që në kohën kur në Shqipëri ambasador ishte Donald Lu.

Procedura e do që Policia të shkojë në banesën e dhënë nga Llalla si adresë, dhe në rast se ai nuk gjendet, atëherë me shumë gjasa do të bëhet edhe shpallja e tij në kërkim. Vetë Hazizaj nuk pranoi që të komentonte një skenar të tillë duke e quajtur vendimin e apelit skandaloz, dhe një copy paste të vendimit të dhënë në shkallën e parë.

Zjarr Tv Ad