Policia rrethon Qytetin Studenti, tenton të nxjerrë me forcë banorët nga godina

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Forca të shumta policie dhe të asaj Bashkiake kanë mbërritur këtë pasdite në Qytetin Studenti për të nxjerrë nga aty banorët që ndodhen prej vitesh në godinën nr.15. Policia u kërkon banorëve të dalin nga godina me pretekstin se në këtë godinë ka pasur dëme nga tërmeti i 26 nëntorit. Familjarët kanë refuzuar urdhërin e Policisë, duke u shprehur se ndërtesa nuk ka pasur dëmtime. Policia shkon pikërisht në një orë të vonë të ditës për të nxjerrë banorët nga ndërtesa, çka lë shumë dyshime për këtë sjellje.

Këtë fakt e kanë shprehur edhe banorët që thonë se urdhri iu ka mbërritur në orët e vona të pasdites, duke mos iu lënë hapësirë akomodimi diku tjetër. Banorët akuzojnë kryebashkiakun Erion Veliaj se po përfiton nga situata për t’i nxjerrë ata jashtë.

Zjarr Tv Ad