Policia rrugore bën bilancin: Gjatë 1 jave arrestuam 5 drejtues mjetesh dhe pezulluam 65 leje drejtimi

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë dhe 65 leje drejtimi janë pezulluar në Vlorë dhe Sarandë.

Lajmin e bëri të ditur vetë policia përmes një njoftimi, sipas të cilës ata akuzohen për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “për tejkalim të normave të shpejtësisë” dhe “për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit”.

Ndërkohë policia shton se po vijojnë kontrollet duke përdorur logjistikë bashkëkohore për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore angazhohen çdo ditë, në akset rrugore në afërsi të shkollave, me qëllim normalizimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

-janë pezulluar 65 leje drejtimi, nga të cilat 57 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 8 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘

#zbatorregullat✅⚠️

#mbrojetën

#respektokëmbësorët 🚶🚸

#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘

Zjarr Tv Ad