Policia rrugore bën bilancin javor: Si tentuan t’i korruptonin efektivët në 14 raste, hoqëm 173 leje drejtimi dhe prangosëm 36 shoferë

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia rrugore ka bërë bilancin javor të punës së saj, ku ka theksuar se ka arrestuar 36 shoferë dhe ka hequr 173 leje drejtimi.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se në 14 raste është tentuar të korruptohen punonjësit e policisë.

Sipas policisë, kontrollet e shtuara vijojnë në të gjitha akset rrugore, sidomos në zonat që paraqesin rrezik potencial.

Policia Rrugore e Tiranës:

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▪️Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 14 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.

▪️36 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

▪️173 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘

#zbatorregullat✅⚠️

#mbrojetën

#respektokëmbësorët 🚶🚸

#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘

Zjarr Tv Ad