Policia shoqëron djalin e vogël të Azem Hajdarit, i gjejnë drogë në makinë…

0
150
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Elbasanit, ka shoqëruar sot në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdarit, i cili mban të njejtin emër me babain e tij, i cili ndërroi jetë pasi u qëllua për vdekje më 12 shtator 1998.

Burime për mediat, bëjnë me dije se Azem Hajdari (Junior), është shoqëruar në ambientet e policisë, pasi i është gjetur në makinë një sasi e vogël lënde narkotike, kanabis sativa.

Ai ishte duke udhëtuar në Elbasan, së bashku me një mikun e tij me një makinë luksoze, ndërkohë që policia i ndaloi për kontroll rutinë.

Zjarr Tv Ad