Policia sqaron ngjarjen në Martanesh: Nuk ka shembje të galerisë, një minator është asfiksuar nga gjeneratori.

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Dibrës sqaron ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në një galeri miniere në zonën e Martaneshit. Sipas njoftimit zyrtar, nuk bëhet fjalë për shembje e as shpërthim gazi, por për asfiksim të një minatori.

Fillimisht u tha për 20 e më pas për 6 minatorë të bllokuar, por sipas Policisë bëhet fjalë vetëm për një minator që është asfiksuar duke punuar në galeri, e më pas dy kolegë janë futur dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Buliqizë/ informacion paraprak

Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e  Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç,  duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë,  shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.

Zjarr Tv Ad