Policia ushtron dhunë dhe kërkon ndalimin e drejtorit të ‘Koha Jone’

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta e opozitës po zhvillohet sipas parashikimit të tyre, ndërkohë policia ka marrë masa ekstreme duke kaluar në disa raste edhe në sjellje të dhunshme, pa asnjë shkak të ligjshëm.

Në ora 18.05 policia tentoi me dhunë të arrestojë drejtorin e gazetës ‘Koha Jone’, Nikoll Lesi, i cili po shkonte në redaksinë e gazetës ‘Koha jone’.

Menjëherë forca të shumta policie, edhe ato të repartit ‘Shqiponja’ dolën para makinës së drejtorit të ‘Koha Jone’ dhe tentuan ta marrin me forcë për në komisariatin e policisë, pa asnjë arsye.

Pasi Nikoll Lesi mori në telefon direkt drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit zotin Ardi Veliu, forcat e policisë u larguan.

Pas incidentit me policinë, Nikoll Lesi tha se ‘ po shkoja nga sheshi ‘Ëilson’ për të redaksia e gazetës ‘Koha Jone’ për të ndjekur zhvillimin e protestës. Me dolën sapo më njohën disa motora policie dhe me thanë se nuk lejohet të kalosh. I pyeta se pse dhe me thanë se ‘rruga bllokohet’. Ndonëse makinat e tjera i lejuan të kalonin, përsëri zbatova urdhërin e tyre. Kalova nga ana tjetër, pas stadiumit ‘Dinamo’, sepse me duhej të isha në punë në gazetë. Kur u afrova nga ana tjetër, nga ana e Lanës, prapë me dolën policë dhe motorra të ‘Shqiponja’. Më bllokuan rrugën dhe me dolën para makinës. U kërkova arësyen duke iu shpjeguar se jam gazetar dhe drejtor gazete e më duhet të shkojë në gazetë, ku rrugica ishte 14 metra më tej se sa më ndaluan. Nuk hanin pykë. Atëhere ngrita zërin. Në moment erdhën mbi 6 policë dhe tentuan me merrnin me forcë nga makina për në polici. Ndërkohë mora drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Ardi Veliu. Më forcat e shumta të policisë ikën. Më lejoni të them se kjo sjellje nuk është aspak korrekte dhe ligjore. Merret me mend se ç’u punojnë njërëzve të thjeshtë!’, shtoi Lesi për ‘Koha Jone’.

 

Zjarr Tv Ad