Policia vendos postblloqe në disa pika në Sarandë

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kuadër të ruajtjes së sigurisë dhe rendit, policia e Sarandës ka ngritur shumë postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Aksioni në fjalë ka nisur që prej mesditës së sotme, ndërsa vijon ende.

Mësohet se, nga kontrolli i ushtuar nga forcat Shqiponja dhe FNSH në vendin e quajtur Ura e Kranesë u arrestua një i ri nga Gjirokastra.

Postblloqet vazhdojnë për kapjen e personave të armatosur apo në kërkim.

Zjarr Tv Ad This is a sample article. ...