Policia zbarkon në Lazarat, 5 të arrestuar për kultivim kanabis

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Gjirokastrës ka zbarkuar në Lazarat, ku 5 persona janë arrestuar për kulitivim të lëndëve narkotike.

“Në kuadër të operacionit të koduar “Sopoti”për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, policia zbuloi në oborret e banesave 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike”,sqaron policia.

Të arrestuarit janë:

B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë;

M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat;

B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad