“Politika e vjetër, e shëmtuar shkoi deri në Bruksel”- Kujt i takojnë meritat e hapjes së negociatave? Tabaku: Rama sot duhet të ishte me kokën ulur

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Jorida Tabaku ka deklaruar se “Rama çoi sot në Bruksel politikën e vjetër e të shëmtuar”, duke mos bërë pjesë të tryezës asnjë anëtar nga opozita.

Gjatë një konferencë për mediat, deputetja demokratike theksoi se “nuk ka rëndësi të kujt janë meritat për hapjen e negociatave”, por sot kryeministri Edi Rama duhet të ishte me kokën ulur që vonoi procesin për 8 vite.

Ajo uroi që politika shqiptare të ngrihet mbi sherret politike të ditës dhe të nisë punën për integrimin e vendit në BE.

Jorida Tabaku: “Ky proces është në favor të qytetarëve shqiptarë, jo vetëm nga fondet, por edhe nga standardet e rritura. Shpresoj shumë që politika shqiptare të kalojë mbi interesin e ditës, mbi sherrin politik të ditës, dhe ta bëjë një proces kombëtar që u takon gjithë shqiptarëve. Është koha të niset puna, gjithë administrata të ngrihet në këmbët dhe më e rëndësishme është që shqiptarë të përfitojnë sa më shumë.

Kjo politika e vjetër e shëmtuar ka shkuar deri në Bruksel. Atë që ka bërë kryeministri shqiptar në 8 vite s’keni për ta parë kurrë nga PD.

Rolin e vetëm e ka luajtur Këshilli Kombëtar i integrimit. Duhet ta kalojmë këtë çështje, s’ka rëndësi kujt janë meritat. sot duhet të ishte me kokën ulur, që 8 vite më vonë po e marrin ndërkohë që duhet ta kishim marrë në 2013. Si opozitë më interesin mbikëqyrja dhe kontrolli i shtuar që do ketë ky proces”.

Zjarr Tv Ad