Politika shqiptare uron festën e Pashkëve: Moment reflektimi!

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Siç është bërë traditë prej disa vitesh politika nuk i përcjellë më urimet nga selia qendrore e kishës katolike për shkak të një vendimmarrje të përfaqësuesve të saj në Shqipëri.

Nisur nga ky fakt kryeministri Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë përdorur rrjetet sociale për të bërë urimin e tyre. Kreu i qeverisë ka zgjedhur një foto nga vendi ku mësoi dhe u rrit At Gjergj Fishta.

 “Me këtë pamje të Memorialit në Kuvendin e Troshanit, ku mësoi, u rrit dhe dha më pas mësim At Gjergj Fishta, ju uroj PASHKË TË GËZUARA” 

Ndërsa, kreu i PD Lulzim Basha zgjodhi Kishën e Shna Ndout në Laç për të uruar besimtarët.

“Sot kam një urim për gjithë shqiptarët. Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit, bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për tu bashkuar të gjithë si vëllezër dhe motra nën zotin në këtë ditë të zotit për një Shqipëri të paqes”, shprehet Basha.

Më herët urim për pashkët përcollën Presidenti i vendit Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

 

Zjarr Tv Ad