Politikanët artistë në botë, mes tyre edhe Rama

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikanët artistë po bëhen të zakonshëm në shumë vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Kështu në Ukrainë, humoristi dhe politikani, Volodimir Zelenski kryeson sondazhet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit. Ndërsa në Peru, në postin e kryeministrit të vendit u betua aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit, Salvador del Solar.

Nga skena e artit në atë të politikës. Një gjë e tillë po ndodh në disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, ku kryeministri Edi Rama është vënë në qendër të kritikave për hapjen e disa ekspozitave jashtë vendit.

Në Ukrainë, humoristi dhe politikani, Volodimir Zelenski kryeson sondazhet si më i pëlqyeri mes qytetarëve për postin e presidentit të vendit.

Sipas një sondazhi të publikuar nga grupi “Rating”, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së afërmi, aktori mund të marrë 24,7% të votave. Pas tij renditen ish-kryeministrja, Julia Timoshenko me 18,3% dhe presidenti i tanishëm Petro Poroshenko me 16,8% të votave.

Ndërsa në Peru, në postin e kryeministrit të vendit u betua aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit, Salvador del Solar. Ai është i diplomuar edhe për drejtësi, u betua të hënën pasdite njëkohësisht me 18 anëtarët e qeverisë së re peruane, mes e tyre edhe nëntë gra.

Pas një karriere si aktor dhe më pas si producent në kinematografi dhe në televizion, Del Solar u emërua ministër i Kulturës në vitin 2016 gjatë qeverisjes së presidentit Pedro Pablo Kuczynsk. Në atë periudhë ai u njoh me presidentin e tanishëm, Martin Vizcarra.

 

Zjarr Tv Ad