Pasditen e djeshme në media u publikuan foto të Lulzim Bashës me Myftar Lumneshin, pasi ky i fundit akuzohet nga vetë Basha se është një nga eksponentët e një grupi kriminal në Angli.
I pyetur në emisionin “Open” për foton me Lumneshin, Basha u shpreh se si politikan që ëhstë mund të bëjë foto me shumë qytetarë, por tha se nuk ka bashkëpunuar kurrë me të.
Por ish-deputeti Arben Ristani e ka kundërshtuar Bashën. Sipas tij, ai ka qenë në disa dreka dhe darka së bahsku me Bashën në lokalin e Lumneshit, madje shtoi se kryedemokrati ka pranuar edhe donacione nga ai që sot akuzon.
“Basha është armik i së vërtetës dhe i dashuruar pas gënjeshtrës. Unë kam qenë në disa dreka dhe darka që janë shtruar në lokalin e zotërisë, ku ka qenë dhe Basha. Jo vetëm e njeh, por ka pranuar nga ai dhe donacionet për PD-në”, tha Ristani.