Biznesmeni Gjergj Luca, ka një “zgjidhje” alternative për politikanët shqiptarë, që të shpëtojnë edhe ata vetë, por edhe vendi prej tyre.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Luca tha se nuk ka nevojë që politikanët të dërgohen në burg, ku sigurisht harxhojnë edhe resurset e popullit, por ai është gati të ngrejë një kamp për ta në Rozafa Fish City, ku të qërojnë karkaleca dhe të merren me punë të ndryshme rehabilituese, ndërkohë që populli mund t’i vizitojë!
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Sikur ti merrje të gjithë këta politikanët tanë, ku do ti vije në punë këtu ti Gjergj Luca? Erdhën në mëngjes këtu, ku do ti vije ti në punë?
Gjergj Luca: Kjo është kryevepër, i kam mbledhur një ditë këta të punës dhe i kam thënë që do t’i bëj një kërkesë SPAK që të bëjmë një kamp të hapur. Pse ti fusim nëpër burgje të gjithë këta të administratës? Ti sjellin këtu te unë, bëjmë kamp riedukimi, ti vëmë duke qëruar karkalec, të kalojën njerëzit këtej dhe të bëjnë muhabet me ata, të flasin të bëjnë, të gjëjnë veten sepse do të ikin nga kjo jetë pa e gjetur veten.
Ylli Rakipi: Të vjen Fatmir Mediu të pastrojë karkaleca këtu? Ose Elisa Spiropali. Përveç për të ngrënë karkaleca në drekë…
Gjergj Luca: Unë emrin aty ku bëjmë shtangë, ia kam vënë “Psikiatria”. Ishte bukur që atë sektor ta merrte Likja, të gjithë… Monika përshembull, me kënaqësinë më të madhe sepse është e muhabetit, është danoçe, burrneshë, do ta merrja ta ulja të shikonte filxhanin me gratë tona, ta shihte filxhanin, do të ishte kryevepër. Pse mos bëhet kjo punë? Një kamp i madh këtu, të kalonin njerëzit ti shikonin. A ka rehabilitim më të mirë? Këta merri futi në burg, rehabilitohen këta? Këtu do të fitonin dashninë e njerëzve prapë.
Ylli Rakipi: Ti do ti fusje këta në kamp, por pa Edi Ramën, derisa të jetë në pushtet…
Gjergj Luca: Edi Rama në kampin e madh do të na fusë, ai do të na fusë në Evropë, që është zgjidhja më e mirë për ne. Kamp është edhe Europa. Kam patur një firmë unë në Greqi. Ajo firma, nuk e dija, sepse isha i ri, që unë me atë Rozafa, me një copë letër greke, shkoja në Itali, me atë NIPT të Greqisë, unë blija peshk në të gjithë portet e Italisë. Shkova në Spanjë, më thanë ti e ke rrugën e hapur në Europë, blija peshk, shisja, ikja në Gjermani, Francë, me një copë letër, hyja, dilja, imagjinoni ju rini, po të hapet Shqipëria dhe të futet në BE, cfarë na gjen ne? Me një copë letër do të lëvizim të gjithë Eruopën. Unë mendoj se gjithë shqiptarët në emigracion, ajka e këtij vendi, kur ne të hyjmë në Evropë, ata do të kthehen dhe do të kthehen me ligjet e Europës, jo me ligjet e këtyre. Se ne themi pse mundohet Edi Rama që të fusë në kampin e madh të Europës, që i doli fyti dhe sfida e atij njeriu është të fusë Shqipërinë në Europë. Ju duhet të kuptoni, që kudo që t’ja mbathni ju nëpër Europë, ju kur Shqipëria të marrë legjislacioni e Europës dhe të bëhet e barabartë në cdo copë letër dhe ligj, e kuptoni që jeni qytetarë europianë dhe jo qytetarë të një vendi të izoluar, me këta njerëz të pangopur që ju helmojnë gjakun përditë?
Arritja më e madhe është të hyjmë në Europë dhe të jemi të barabartë me ligjet e tyre. Të lëvizim, të lëvizë kapitali dhe ne. Ëndrra dhe forca e atij njeriu është forca e Rilindasve tanë, që Zoti e ka sjellë në këtë vend për të na futur në Evropë. Ua garantoj, para Yllit që më ngacmon, që unë personalisht, i besoj atij njeriut dhe do të rrijë edhe katër vjet, deri në 2030 dhe do të luftojë me të gjithë forcat, që ai njeri të ketë mundësi të na fusë, nëse nuk hyn Shqipëria në 2030 në Evropë, ju garantoj, unë i pari do të iki nga ky vend me fëmijet e mi, sepse nuk mund të rri unë me këtë media… I shikoni këta këtu? Janë të gjithë palët njësoj.
Ylli Rakipi: Për SPAK-un çfarë mendon? Thonë që do të kthejë drejtësinë në këtë vend.
Gjergj Luca: SPAK-u po krijon ekuilibrin e pushteteve, deri dje nuk ka patur drejtësi, ka patur tallava.
Ylli Rakipi: Thonë që nuk e kontrollon as Edi Rama po Amerika drejtpërdrejt… E vërtetë të jetë thua?
Gjergj Luca: I kanë dhënë garanci, e komandon fakti, e vërteta. O vlla, e vërteta është fakti dhe ligji. Kështu e mendoj. Ata njerëz që përmend Amerikën, kam parë një qytet të vjetër, e kishin si muze, kur kam hyrë brenda, e kishin lënë si maketë të madh, godina e parë ishte gjykata, pastaj vazhdonin institucionet me rradhë. Amerika që është bërë atje, ka respektuar të gjithë pushtetet dhe prandaj është ajo Perandori, që edhe ne pas kaq viteve tallava kthyem kokën dhe janë aq dashamirës me shqiptarët në përgjithësi.
Ylli Rakipi: Shpërdorimin e detyrës ka goditur shumë SPAK-u. TI nuk ke lidhje se nuk je në pushtet, po e ke shpërdoruar ndonjëherë detyrën këtu ti, brenda ndërmarrjes?
Gjergj Luca: Patjetër që e kam shpërdoruar dhe do ta them, por këta ikin nga Shqipëria sepse ai shpërdorim detyre që kthehet në korrupsion dhe konkurencë të pandershme, shkatërron ëndrrat e këtyre (u drejtohet të rinjve në panel).