Politikanëve australianë u ndalohet hyrja në Kinë

0
6

Dy politikanëve australianë ju refuzua hyrja në Kinë, pasi nuk pranuan të tërhiqnin kritikat e tyre për këtë vend.

Andrew Hastie dhe James Paterson, të dy anëtarët të partisë në pushtet, do shkonin muajin e ardhshëm në Kinë për studim.

Por kërkesat e tyre për vizë u refuzuan dhe ambasada kineze tha se mund udhëtonin vetëm nëse pendoheshin vërtet për komentet e tyre.

Por të dy, Hastie dhe Paterson hodhën poshtë kërkesën.

Politikanët konservatorë kanë qenë kritikë të hapur të Kinës, sidomos për të drejtat e njeriut dhe ndërhyrjen e saj të pretenduar në politikën Australiane.

Një politikani i tretë që do të shkonte në turne, deputeti i Labor, Matt Keogh, nuk iu refuzua viza, sipas ekspertëve China Matters.

Ka një debat të vazhdueshëm për ndikimin kinez në Australi, ku disa politikanë akuzojnë Pekinin se po përpiqet të depërtojë në politikën australiane përmes donacioneve.

Të tjerë, megjithatë, besojnë se akuzat po nxisin ksenofobinë dhe dëmtojnë marrëdhëniet midis dy vendeve.