Behgjet Pacolli, biznesmen I njohur Kosovar, politikan që ka shërbyer në pozicionin e presidentit, është detyruar të reagojë në rrjetet sociale pasi sic shprehet e gjen veten përballë akuzave të pabaza për përfitim fondesh publike. Pacolli u shfaq dy ditë më parë në krah të kryeministrit Edi Rama në vizitën në një fabrikë mielli në Kosovë.
Por Pacolli, duket se nuk i ka përtypur akuzat që kanë ardhur nga media dhe rrjetet sociale për përfitimet e tij. Ndaj, në një sqarim të gjatë në rrjetet sociale thotë se gjithçka ka arritur e ka bërë me forcat e tij, pa kërkuar favore nga shteti.
Postimi i plotë i Behgjet Pacollit:
Natyra dhe transparenca ime kërkon që publikut në Kosovë t’i sqaroj edhe këtë: Unë u ktheva në Kosovë në vitin 2006 me shpresën se ekzistonin kushtet për ta mbështetur vendin me atë që dija dhe me atë që kisha mundësi. Rezultatet do të ishin ndryshe nëse do të kisha gjetur mbështetje. Megjithatë, ne të grupit Mabetex, pa mbështetjen e askujt dhe të shtetit, kemi arritur të zhvillojmë ndërmarrësinë në Kosovë duke krijuar shumë fabrika, veprimtari dhe aktivitete ku janë krijuar mijëra vende pune dhe duke i siguruar vetës vendin e eksportuesit më të madh të produkteve industriale dhe shërbimeve. Gjithçka që është krijuar deri tani është bërë me forcat tona, pa kërkuar ndihmë apo favore, nga askush, qoftë nga qeveritë apo përfaqesuesit e saj.
NUK KA ASKUSH, AS MINISTER, AS KRYEMINISTER, I NDONJE QEVERIE , KUDO E KUSHDO QOFT AI, TE CILIT I KAM KERKUAR NDONJE FAVOR KU KAM MUND TE PERFITOJ NE DËM TE DIKUJT APO SHTETIT.
Unë sfidoj këdo të dëshmoj të kundërten… por me prova.
I VETMI tender publik që kompania ime ka implementuar është Pallati Rilindja (për cilin
është spekuluar shumë) i ndërtuar sipas normave dhe standardeve evropiane, ku unë jam gati të ilustroj se nuk ka pas asnjë fitim nga kjo kontratë.
Ajo që mund të kishte qenë një fitim për kompaninë është investua në ngritjen e sallës së konferencave (brënda këtij objekti) dhe që nuk ishte pjesë e kontratës.
Në të anën tjetër, “Fondacioni Behgjet Pacolli” (shih faqen e internetit të Fondacionit) ka kontribuar shuma të mëdha (me fondet e veta) në shumë fusha.