Politikani francez kërkon izolimin e Kosovës se ktheu qytetarët nga Siria

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani francez i krahut të djathtë ekstrem, Nikolas Dupont,  ka kërkuar izolimin e Kosovës, pas lajmit për kthimin e 110 qytetarëve nga Siria.

Por kush është ky politikan dhe çfarë raporti ka ai me Rusinë?

Dupont është i njohur për opinion evropian, si përfaqësues i mendësisë shkatërruese të vlerave të civilizimit evropian dhe të përbashkëtës që ky civilizim ka ndërtuar, demokracisë liberale dhe të drejtat e njeriut. E përbashkëta e njerëzve të pasuksesshëm në politikë nuk mund të ketë emërues tjetër përveçse ideve që sfidojnë rendin aktual, dhe idetë e krahut të tij janë aq regresive për çfarë edhe e ka marrë vendin e merituar nga votuesit francez.

Vlen të theksohet se është pikërisht ky politikan, Nikolas Dupont, i cili në opinionin francez dhe evropian njihet si avokues i depërtimit të Rusisë në Evropë.

Në vitin 2015 kur i gjithë Bashkimi Evropian po përpiqej të parandalonte invazionin rus në Krime dhe Ukrainë, Dupont ka qëndruar në Rusi në vizitë për të konsoliduar një mbështetje për shtetin rus.

Me këtë rast, ai madje iu ka referuar Kosovës si një precedent të rrezikshëm dhe ka avokuar që Rusia në Krime ka realizuar të drejtën e vet siç e ka bërë Kosova me shpalljen e pavarësisë së njëanshme.

Partia e tij, përveçse e rreshtuar përkrah ekstremit djathtist nuk ka ndonjë peshë dhe deklarata e këtij lloji ndaj vendimeve të institucioneve tona nuk mund të konsiderohet serioz në asnjë drejtim.

Mbi të gjitha, natyra e problemeve për të cilat ka folur kjo parti, nuk qëndron në asnjë rrafsh me veprimet e institucioneve tona. Ne kemi bërë pikërisht gjënë e duhur, që të marrim pronësi të plotë mbi qytetarët tanë, duke i sanksionuar veprimet e atyre ndaj të cilëve ekzistojnë dyshime për vepra penale, si dhe kemi nxjerrë nga doktrina e shfrytëzimit, të gjithë ata shtetas që kanë qenë viktimë.

Për politikanët si z. Dupont dhe të tjerë ekstrem të tillë, ia rikujtojmë se nëse për një gjë Kosova është kampion në botë, kjo është toleranca fetare e cila nuk është rrezikuar, nuk rrezikohet dhe nuk do të rrezikohet as në të ardhmen.

Kjo është një prej garancive më të mëdha që e kemi ne si vend, përballë krizave tjera me të cilat mund të përballen vendet tjera.

Pra, Kosova nuk ka qenë kurrë vatër e eksportimit të terrorizmit, edhe ata pak pjesëmarrës në luftëra të huaja që kanë shkelur në Kosovë janë përgjigjur për veprimet e veta para sistemit të drejtësisë, edhe shtetasit tanë viktima civile të manipulimit tashmë i kemi kthyer dhe përfundimisht, Kosova dhe terrorizmi nuk kanë qenë kurrë më afër mbylljes së kapitullit që i lidhë në referencë njëra me tjetrën.

 

Zjarr Tv Ad