Politikani gjerman i CDU-së I PRERË: ASNJË lloj bashkëpunimi me “NON-GRATËN”, pozicion i padiskutueshëm!

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej 3 ditësh zyrtari i lartë i CDU-së, Peter Beyer i cili është deputet në Bundestagun gjerman, ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Beyer ka takuar figura të rëndësishme politike të vendit dhe ka sqaruar ndër të tjera se ndodhej në Tiranë për dy arsye themelore.

Sipas tij njëra prej tyre ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe e dyta lidhet me situatën brenda PD-së.

Në postimin e bërë në profilin e tij Facebook, zyrtari i lartë i CDU-së, ka mbyllur sërish dyert për ish kryeministrin Sali Berisha duke theksuar se BE ishte në unison me SHBA-në dhe nuk bashkëpunonte me persona të shpallur “non-grata”.

Postimi i Plotë nga Beyer:

Kam tre ditë që jam në Tiranë/ Shqipëri  për bisedime të larta politike. Fokusi ishte në dy tema:

1. Antarësimi i Shqipërisë në BE:

Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës të turpshme të Bullgarisë. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e ardhshme ndërqeveritare si hapi i ardhshëm konkret në procesin e pranimit në BE.

2. Situata e Partisë Demokratike, PD:

Demokracisë parlamentare të Shqipërisë i duhet një opozitë e bashkuar, e fortë. Agjendat personale të individëve nuk duhet të luajnë rol jashtë përgjegjësisë për vendin. Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si kombëtarisht ashtu edhe ndërkombëtarisht është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i përbashkët, i pakontestueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA

Zjarr Tv Ad