Politikani hedh në tokë Kuranin, protesta të dhunshme në rrugët e Kopenhagenit

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një politikan anti-islamist ka hedhur një kopje të Kuranit në tokë duke bërë që qindra qytetarë të irritohen me vendimin dhe të rëvoltohen.

Rrugët e Kopenhagen-it u mbushën me protestues të rrituar dhe të revoltuar të cilët dogjën makina dhe u vënë flakën kazanëve të plehrave.

Policia e Kopenhages tha se 23 persona u arrestuan mbrëmë, pasi policët qëlluan me gaz lotsjellës në përleshjet me protestuesit.

Politikani i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan, i cili po bën thirrje që Islami të ndalohet në Danimarkë, ka hedhur në tokë disa herë librin e shenjtë të fesë Islame në Noerrebro, një distrikt i mbushur me emigrantë.

Kryeministri danez Lars Loekke Rasmussen, i quajti veprimet e Paludanit “provokim i pakuptimtë” dhe u kërkoi bashkatdhetarëve të tij të “përballeshin me të me argumente dhe jo me dhunë”.

 

 

 

Zjarr Tv Ad