“Politikani Taulant”, PD thirrje SPAK pas dëshmisë së Çapjas: Hapni dosjen e avokatit Ravik Gurra

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike në një deklaratë për mediat përmes zëdhënëses Floriana Garo, u shpreh se “PD e kanë denoncuar implikimin e Taulant Ballës në aferat dhe aktivitetet e bandave të Elbasanit, konkretisht me Gentian Sharrën, me të cilin ekzistojnë qindra biseda telefonike”.

PD i ka bërë thirrje SPAK që të hapë dhe të hetojë dosjen e avokatit Ravik Gurra.

“Në Parlamentin shqiptar, një deputet i Rilindjes, emrin nuk e ndërron kurrë si disa kolegë të tij, por mbiemra ka disa. Ndryshe nga personazhi i filmit artistik shqiptar “Taulanti kërkon një motër”, Taulanti-deputet kërkon një mbiemër. Herë na shfaqet si Balla, herë Bego, herë si Gurra, e herë tjetër si Xibraka. Emri i tij, pa mbiemër, u shfaq para dy ditësh edhe në dëshminë e biznesmenit elbasanas, i akuzuar nga drejtësia për disa vepra penale, Ardian Çapja. Si politikan, por edhe me një spaletë të re: si vrasës”, shprehet Garo.

Më tej ajo deklaroi se: Çapja dëshmoi se avokati i tij Ravik Gurra është vrarë para tre vitesh për arsye se zotëronte përgjime të cilat implikonin një politikan të lartë. Emri i të cilit është Taulant.

Partia Demokratike dhe kryetari i saj e kanë denoncuar pafund implikimin e Taulant Ballës në aferat dhe aktivitetet e bandave të Elbasanit, konkretisht me Gentian Sharrën, me të cilin ekzistojnë qindra biseda telefonike.

Emri i tij është shfaqur edhe në dëshmitë e të penduarve të drejtësisë. Nuredin Dumani e ka përmendur emrin e tij, si funksionar i lartë i Partisë Socialiste në dëshminë e tij për prokurorët. Por nga Dumani deri te Çapja, Taulant Balla ka shkuar nga politikan i korruptuar në politikan qe porosit vrasje.

Partia Demokratike i kërkon SPAK të hapë dhe të hetojë dosjen e avokatit Ravik Gurra. Nëse organet e drejtësisë nuk ndajnë politikanët nga kriminelët dhe politikanët kriminelë nga politika, ata bëhen përgjegjës të drejtpërdrejtë për humnerën dhe rrezikun që i kanoset Shqipërisë.

Implikimi i politikanëve të lartë të qeverisë me malavitën vjen tashmë nga disa burime. Denoncimi i vazhdueshëm i bandave dhe lidhjeve të tyre politike ka qenë një moto e kësaj foltoreje. Ja pse protestohet ndër të tjera më 6 dhjetor. Për t’i thënë Europës dhe përfaqësuesve të saj se diçka nuk shkon në Shqipëri. Politika dhe krimin janë bërë një. Ata që e duan atdheun do ta kuptojnë. Ata që e kanë shitur dhe futur në llogari offshore do të bërtasin. Taulantit që kërkon mbiemër do t’i duhet së shpejti të kërkojë edhe avokat për secilin llagap.

Zjarr Tv Ad