Politikania e opozitës në Bjellorusi, Maria Kolesnikova u arrestua dje, ndërsa sot i është komunikuar se ajo dyshohet për tradhti kombëtare.
Agjencia e lajmeve RIA ka cituar avokatin e Kolesnikovës, i cili tha se ajo po dyshohet se “ka dashur të marrë pushtetin me dhunë”.
Kolesnikova u rrëmbye në rrugë nga burra të maskuar të hënën. Ajo është udhëheqëse e shquar e protestave që kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësit Alexander Lukashenko pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, që opozita thotë se ishin të manipuluara. Lukashenko mohon manipulimin e votave.
Autorja fituese e çmimit Nobel, Svetlana Alexievich, një nga aleatët e Kolesnikovas, akuzoi autoritetet e Bjellorusisë për terrorizimin e popullit të tyre të mërkurën ndërsa një politikan tjetër i opozitës u arrestua nga burra të maskuar me rroba të civile.